Ora News - Presidenti Thaçi nderon Kukësin, jep “Urdhërin e Lirisë” për kuksianët

Ora News - Presidenti Thaçi nderon Kukësin, jep “Urdhërin e Lirisë” për kuksianët

Subscribe në Ora News këtu br Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nderoi qytetarët e Kukësit me ?Urdhërin e Lirisë?, për zemërgjerësinë dhe bujarinë që ata treguan në periudhën më të vështirë për qytetarët e Kosovës. br br Duke iu drejtuar Kukësit dhe gjithë Shqipërisë, në fjalimin e tij Thaçi tha se, falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër shqiptare, vëllezërit e dëbuar kosovarë gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare në kohën e luftës. br br Në fjalimin e tij nga qyteti i Kukësit, presidenti i Kosovës, nënvizoi se mardhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë ndryshuar rrënjësisht dhe se alternativa më e mirë është ajo e integrimeve euroatlantike. br br Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare. Për qytetarët e Kukësit sot do të ndaj medaljen ?Urdhri i Lirisë? ?Pavarësisht se jemi një komb në dy shtete, ne nuk kemi alternativë tjetër përpos integrimeve euroatlantike", tha ai.br br Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu tha se kjo e sotmja është një ditë e shënuar, pasi Kukësi u ndërua për vlerat dhe humanzimin që ka treguar për qytetarët e Kosovës. Kukësi dhe gjithë Shqipëria hapën dyert dhe zemrat për vëllezërit e tyre nënvizoi Shehu.. br br Kukësi nderohet për humanizmin ndaj vëllezërve të Kosovës. Kukësi me gjithë rajonin hapen dyert dhe zemrat për vëllezërit e tyre. Sot në mesin tonë është i nderuari presidenti Thaçi. Në atë kohë vinte si luftëtar i UÇK-së, sot vjen të na nderojë si president i Kosovës së lirë e të pavarur. Kosova di të nderoj. Kosova nuk harron të kaluarën e vet. Kosova nuk e harron Kukësin dhe kuksianët. br br Në fjalimin e tij përmbyllës, kryetari i Bashkisë tha se nderimi i sotëm është një shenjë kujtese për vitin 1999. Një ditë e tillë le të shpallet si ditë kombëtare e humanizmit, tha kreu bashkiak i Kukësit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 02:42

Your Page Title