Report TV - Kuvendi voton pr/ligjet e rendit të ditës edhe me votat e PD-LSI

Report TV - Kuvendi voton pr/ligjet e rendit të ditës edhe me votat e PD-LSI

Pas rreth 12 orë diskutimesh, Kuvendi ka miratuar projektligjet e rendit të ditës edhe me votat e demokratëve dhe deputetëve të LSI.br br Tre projektligjet kryesore, ai për titujt e pronësisë, rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës dhe marrëveshja e interkonjeksionit me Maqedoninë, kanë marrë edhe votat e PD e LSI. br br Projektligji për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësorë u miratua me 103 pro, 3 kundër dhe 7 abstenim, rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës mori 113 pro, ndërsa ka rënë në sy abstenimi i Nard Ndokës. Marrëveshja për interkonjeksionin me Maqedoninë u votua me 113 vota pro, asnjë kundër. Deputetët e opozitës janë larguar nga seanca pas votimit të këtyre projektligjeve, mosngritur kartonët për të gjitha projektligjet e rendit të ditës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 06:44

Your Page Title