Ora News – Akuzat ndaj PD-së, mazhoranca nuk heq dorë nga "Kapllanaj" dhe "CEZ"

Ora News – Akuzat ndaj PD-së, mazhoranca nuk heq dorë nga "Kapllanaj" dhe "CEZ"

Subscribe në Ora News këtu br Nga Kryesia e Kuvendit, duke artikuluar thuajse të njëjtin tekst akuzash, Partia Socialiste ka vijuar edhe këtë të premte kritikat ndaj Partisë Demokratike dhe Prokurorisë.br br Deputetja Elisa Spiropali i bëri thirrje kryetarit të PD Lulzim Basha që të distancohet nga Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj dhe të lejojë ligjin të veprojë.br br Spiropali: Me urdhër të Lulzim Bashës, 4 anëtarë të KQZ-së, e për turp edhe përfaqësuesi i LSI-së mbajtën në detyrë një kryetar të dënuar, duke provuar edhe njëherë se këta kalorës të frontit opozitar drejtësinë e kanë vetëm mish për topin e politikës së ditës.br br Ndërsa deputetja Evis Kushi, adresoi akuza ndaj Prokurorisë për të cilën tha se po varros çështjen CEZ pa kryer asnjë hetim dhe pa marrë në konsideratë gjetjet e komisionit parlamentar mbi këtë çështje.br br Kushi: Ky institucion ka vepruar haptazi në kundërshtim me ligjin. Si ka mundësi që Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë është marrë zyrtarisht nga organet e drejtësisë në Çeki? Atje prokuroria po heton imtësisht kompaninë CEZ, përfshirë edhe transferimin në Shqipëri të 6.8 milionë eurove; ndërsa në Shqipëri, organi i prokurorisë as nuk e merr fare në konsideratë dhe e çon dosjen për ta mbyllur në gjykatë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:43