Ora News - Velipojë, kapet një sasi e madhe droge që po ngarkohej në një skaf, pranga policit

Ora News - Velipojë, kapet një sasi e madhe droge që po ngarkohej në një skaf, pranga policit

Subscribe në Ora News këtu br Një sasi e madhe lënde narkotike kanabis sativa është sekuestrua nga policia në fshatin Vilur të Velipojës.br br Disa persona janë arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe një automjet. Nuk dihet ende pesha e saktë e drogës së sekuestruar, e cila po peshohet.br br Droga e kapur në një furgon u sekuestrua duke u ngarkuar në një skaf me destinacion shtetin italian.br br Sipas burimeve policore, aksioni ka nisur mbrëmjen e së premtes dhe përfundoi paraditen e sotme.br br Në mesin e të arrestuarve edhe një punonjës policie, ndërsa dyshohet se trafikantët kanë lidhje me forcat e rendit.br br I arrestuari është efektivi Prel Zylja, vëllai i zvshefit të kufit, i cili shërbente si ?garant? për trafikantët.br br Ka dyshime se ka pasur edhe më herë transport të sasive më të vogla të lëndëve narkotike nga kjo zonë.br br Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj tha nga Velipoja se operacioni ka nisur mbrëmjen e shkuar dhe ka vijuar edhe sot. Ka qenë një furgon me lëndë narkotike që po shkonte drejt zonës turistike të Vilunit, për ta shkarkuar në bodrumin e një hoteli dhe më pas pritej të bëhej trafiku drejt Italisë. br Operacioni është kryer blic dhe pa dijeni të forcave të rendit të Shkodrës, ku vetëm një pjesë fare e vogël e tyre ka qenë në dijeni të operacioni. Aksioni është zhvilluar nga forcat e policisë së shkuara nga Tirana përfshirë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 05:14

Your Page Title