Report Tv - Batutat/Rama me famlijen në Bulqizë:Pse i lini gocat në këmbë

Report Tv - Batutat/Rama me famlijen në Bulqizë:Pse i lini gocat në këmbë

Kryeministri Edi Rama ka drekuar ditën e sotme me një familje në Bulqizë, ku nuk kanë munguar dhe batutat. Ai u ndal te familja e Shaqir Toskës, me të cilët shkëmbeu batuta për traditat e veriorëve, ku vajzat vijojnë të lihen në këmbë dhe nuk iu jepet rëndësi.br br Ramës nuk i ka kaluar ky rast pa e evidentuar, teksa iu ka thënë familjarëve se nuk i pëlqen që i lënë vajzat në këmbë dhe në tryezë ulen vetëm burrat.br Batutat:br Kryefamiljari: Tani sipas traditës, ne duhet të vëmë një kokë berri këtu ose shpatull, po nuk më la kjo (bën me gisht nga vajza).br br Rama: Unë nuk ja shumë, më le të shijoj këtë këtu, mos më ngarko.br br Kryefamiljari: Mos ha, po vetëm si shenjë ta vëmë këtu, me burrni.br br Rama: Po si shenjë sille. Kjo është goca?br br Familjari: Po, tjerat i ka të martuara.br br Rama: Ja ku u takuam, po nuk më pëlqen që gocat i lini në këmbë dhe ulni vetëm burrat, meqë po flasim për traditën. Ore zotni ti je burrë i zoti, po pa këtë (gruan)... ti ishe i mbaruar, kështu që ...br br Kryefamiljari: Këto dy çunat i kam më të vegjlit.br br Rama: Pse i ndani, çuni ulët, goca në këmbë. Hajde shëndet, për gocën, se për çunat do e ngremë më vonë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:34

Your Page Title