Ora News - Klasat kolektive, Nikolla: Do ti mbështesim me financime

Ora News - Klasat kolektive, Nikolla: Do ti mbështesim me financime

Subscribe në Ora News këtu br Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vizitoi shkollën 9-vjeçare "Ibrahim Gjorgji" në Radomirë, zona më e thellë e Dibres.br br Gjatë takimit që zhvilloi me stafin prej 18 mësuesish të kësaj shkolle me mjedise të reja falë rikonstruksionit që iu nënshtrua vitit të kaluar, Ministrja e Arsimit theksoi se objektivi i këtij mandati të dytë të qeverisë është mësuesi. po ashtu ajo nënvizoi se një mbështetje e madhe do ti jepet klasave kolektive, në zonat ku numri i nxënësve është i ulët.br br Nikolla: "Ne do të bëjmë gjithçka mundemi per t'ju mbështetur në detyrën tuaj, ju së pari mësuesit ë jeni në sistem, por patjetër që ne do të ndërhyjmë dhe në atë që është formimi fillestar i mësuesve, duke bashkëpunuar me fakultetet e edukimit. Kjo ështe shumë e rëndësishme, ashtu sikurse është e rëndësishme dhe fakti që ne jemi fokusuar tek klasat kolektive. Lejomëni që si ministre e arsimit, unë t'ju shpreh mirënjohjen e plote pasi e di që mësuesit që punojnë në klasat kolektive e kanë edhe më të vështirë, për faktin se duhet të përgatiten më shumë me një vizion edhe më të qartë, me më shumë energji më e madhe për të ngushtuar hendekun në disa lëndë mes nxënësve të niveleve të ndryshme.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:24

Your Page Title