Ora News - PS-LSI bëhen bashkë: Bushati të vijë të raportojë për takimet me Kotzias

Ora News - PS-LSI bëhen bashkë: Bushati të vijë të raportojë për takimet me Kotzias

Subscribe në Ora News këtu br Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është thirrur në një seancë dëgjimore për të raportuar në lidhje me zhvillimet dhe takimet e fundit në Greqi me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. br br Kjo kërkesë është kërkuar nga deputetja e LSI dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në Komisionin për Politikë të Jashtë, dhe që është mbështetur edhe nga mazhoranca. br br Ndërkohë ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se takimi i Bushatit me Kotzias në Kretë krijoi një klimë miqësore. br br Klevis Balliu: Do kisha dëshirë të dija nëse ministri Bushati u këshillua me ju përpara se të shkonte në Greqi, përsa i përket të drejtave shqiptare atje, hapjen e shkollave shqiptare, etj?br br Pandeli Majko: Mendoj që takimi i Kretës nuk merrte përsipër të zgjidhte brenda 48 orësh një varg problematikasht për të cilat dy shtete kanë pasur ngarkesë prej dekadash. Por është e rëndësishme që ky takim krijoi një atmosferë cilësore përsa i përket komunikimit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:31

Your Page Title