Ora News zbardh raportin e Guardia di Financa për trafikimin e heroinës "kobra"

Ora News zbardh raportin e Guardia di Financa për trafikimin e heroinës "kobra"

Subscribe në Ora News këtu br Operacioni ?Smoke Snake? i Policisë financiare të Kazertës në provincën e Napolit ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge me destinacion Italinë. br br Ora News zbardh raportin prej 21 faqesh të Guardia di Financa lidhur me shkatërrimin e organizatës kriminale që merrej me trafikun e heroinës nga Turqia, apo Holanda drejt Italisë. Shqipëria ishte vend tranzit.br br U firmosën 26 urdhërarreste, dhe nga 21 të arrestuar tre janë shtetas shqiptarë.br br Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në korrik të vitit 2016 pas identifikimit të një grupi kriminal trafikantësh me bazë në një dyqan mjetësh këmbimi për makina në komunën Marcianese në provincën e Kazertës. Pronari i këtij dyqani është arrestuar në flagrancë me mbi 200 doza drogë të tipit heroinë Cobret.br br Heroina "Cobret", (Kobra)br br Droga e tipit Cobret është një tip heroine në fazën e saj fillestare të papërpunuar, mjaft e përhapur në periferitë e provincës së Napolit. Ka një treg të madh shitjeje për shkak të formës së saj të pa rafinuar e pasi është shumë më ekonomike se heroina.br br Droga e tipit Cobret përfitohet në formën ndërmjetëse të përpunimit të opiumit që transformohet në heroinë. Është një drogë e rëndë, mjaft e rrezikshme sepse krijon një varësi të fortë fizike e psikologjike që në fazën e parë të përdorimit të saj. br Konsumohet duke u djegur e i thithur tymin i cili merr formën e gjarprit Kobra e dëmet që lë në organizëm janë të ngjashme me ato të kafshimit të gjarprit Kobra.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 02:01