Ora News - Taulant Balla në Tonight: LSI me PD nga frika e marrëveshjes për reformën zgjedhore

Ora News - Taulant Balla në Tonight: LSI me PD nga frika e marrëveshjes për reformën zgjedhore

Subscribe në Ora News këtu br Klement Zguri e ka marrë detyrën e kryetari të KQZ për shkak të marrëveshjes PS-PD dhe pas zgjedhjeve duhet të jepte dorëheqjen. Ky ka qenë shpjegimi që kryetari i grupit socialist, Taulant Balla dha në "Tonight Ilva Tare" në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Zgurit, duke shtuar edhe se kryetari i KQZ ka shkelur ligjin duke mos marrë në shqyrtim në kohë çështjen e kryetarit të bashkisë së mallakastrës.br br Balla: Zguri ka qenë aty për të kryer këtë detyrë me besimin tonë. Në momentin që një funksionar publik shkel ligjin, për mendimin tonë nuk mund të vazhdojë më detyrën.br br Sa i përket kryetarit të bashkisë së mallakastrës, Agron Kapllanaj, Balla tha se gjendet në kushtet e ndalimit nga ligji, por prokuroria ka bërë interpretime të ligjit që nuk duhet t'i bënte.br br Balla: Agron Kapllanaj me funksion kryetar i bashkisë Mallakastër përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga Neni 2 pika 1, gërma C të ligjit 1382015. Prokuroria në mënyrë të çuditshme nuk e ka bërë interpretim që përderisa personi vendimin e formës së prerë e ka bërë në vitin 2005 dhe për veprën penale të vjedhjes koha e ndalimit është 10 vjet, ditën që personi është zgjedhur kryetar i bashkisë, personi do të rri në detyrë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 04:16

Your Page Title