Tonight Ilva Tare - "Ç'po ndodh me pushtetin e PS" (13 nëntor 2017)

Tonight Ilva Tare - "Ç'po ndodh me pushtetin e PS" (13 nëntor 2017)

Subscribe në Ora News këtu br Klement Zguri e ka marrë detyrën e kryetari të KQZ për shkak të marrëveshjes PS-PD dhe pas zgjedhjeve duhet të jepte dorëheqjen. Ky ka qenë shpjegimi që kryetari i grupit socialist, Taulant Balla dha në "Tonight Ilva Tare" në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Zgurit, duke shtuar edhe se kryetari i KQZ ka shkelur ligjin duke mos marrë në shqyrtim në kohë çështjen e kryetarit të bashkisë së mallakastrës.br br Balla: Zguri ka qenë aty për të kryer këtë detyrë me besimin tonë. Në momentin që një funksionar publik shkel ligjin, për mendimin tonë nuk mund të vazhdojë më detyrën.br br Sa i përket kryetarit të bashkisë së mallakastrës, Agron Kapllanaj, Balla tha se gjendet në kushtet e ndalimit nga ligji, por prokuroria ka bërë interpretime të ligjit që nuk duhet t'i bënte.br br Balla: Agron Kapllanaj me funksion kryetar i bashkisë Mallakastër përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga Neni 2 pika 1, gërma C të ligjit 1382015. Prokuroria në mënyrë të çuditshme nuk e ka bërë interpretim që përderisa personi vendimin e formës së prerë e ka bërë në vitin 2005 dhe për veprën penale të vjedhjes koha e ndalimit është 10 vjet, ditën që personi është zgjedhur kryetar i bashkisë, personi do të rri në detyrë.br br Agron kapllanaj, nëpërmjet një ndërhyrje me skype në Tonight Ilva Tare sqaroi se vendimi që e ka dënuar atë për shkak se bleu një makinë të vjedhur, nuk është ekzekutuar pasi është pezulluar.br br Kapllanaj: Kam rënë viktimë e një mashtruesi. (detaje të tjera në link)br br Më tej, duke folur për situatën politike, Balla tha se Lëvizja Socialiste për Integrim i trembet ende marrëveshjes së 18 majit, këtë hjerë për një dakordësi mes PS dhe PD për kodin dhe sistemin zgjedhor, dhe kjo ka bërë që të hidhet në krahët e PD pa kushte.


User: Ora News Emisione

Views: 2

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:45:31

Your Page Title