Ora News - Sejko: Informaliteti i lartë ende rrezik për stabilitetin ekonomik të vendit

Ora News - Sejko: Informaliteti i lartë ende rrezik për stabilitetin ekonomik të vendit

Subscribe në Ora News këtu br Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko në një takim me krerët e bankave që operojnë në vendin tonë ka nënvizuar se situata ekonomike është optimale, ndaj dhe ai kërkoi rritjen e aktivitetit kredidhënës për biznesin. Po ashtu ai tërhoqi vëmendjen për rrezikun që vjen si pasojë e situatës së informalitetit në vend.br br Sejko: Raporti i kredive me probleme kundrejt kulmoi në nivelin rekord prej 25 në vitin 2014 duke përkeqësuar në mënyrë ekstreme aftësitë kredituese të sistemit. Bilancet e sistemit janë sot më të shëndetshme. Situata e likuiditetit është sot optimale, ndërkohë që edhe çmimet e likuiditetit janë ulur në nivele historike. Si rrjedhojë, jam i mendimit se industria bankare do të adoptojë një përqasje më aktive në thellimin e ndërmjetësimit financiar që në analizën e fundit do të thotë fuqizim i aktivitetit kreditues në vend. br br Rezultatet e vrojtimit mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e ndërmarrjeje në gjysmën e parë të vitit 2017, tregojnë për një përmirësim të situatës financiare të bizneseve dhe ky optimizëm karakterizon si situatën afatshkurtër edhe situatën afatmesme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:08

Your Page Title