Report TV - Paralajmërimi i Ramës,nis aksioni për lidhjet e paligjshme të ujit në Vlorë

Report TV - Paralajmërimi i Ramës,nis aksioni për lidhjet e paligjshme të ujit në Vlorë

Ndërmarrja e ujësjellësit ka nisur një aksion për ndërprerjet e lidhjeve paligjshëm të ujit të pijshëm. Aksioni ka nisur pikërisht në zonën e ujit të ftohtë ku dhe lidhjet e paligjshme janë të shumta.br Në këtë aksion janë ndërprerë me dhjetëra lidhje të paligjshme nga punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellësit, dhe i është bërë thirrje të gjithë banorëve që të lidhin kontrata me ujësjellësin e Vlorës. Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli i ka bërë me dije banorëve të Vlorës që të lidhin kontrata deri në datën 1 shkurt, dhe deri në atë ditë nuk do të këtë asnjë masë penaliteti .br br Leli për mediat është shprehur, që të kemi furnizim me ujë 24 orë duhet të paguajmë këtë të fundit, ashtu siç u bë me energjinë elektrike edhe me ujin do të vazhdojë e njëjta reformë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:31

Your Page Title