Ora News - Basha këmbëngul: Të hetohet pastrimi i parave përmes pr/ buxhetit 2018

Ora News - Basha këmbëngul: Të hetohet pastrimi i parave përmes pr/ buxhetit 2018

Subscribe në Ora News këtu br Vijojnë replikat mes opozitës dhe qeverisë lidhur me pr buxhetin 2018. Pak orë pasi kryeministri Edi Rama bëri thirrje për të mos marrë seriozisht akuzat e opozitës për pastrim parash me anë të prbuxhetit 2018, Basha doli në një deklaratë për median ku nuk ndryshoi qëndrim.br br Basha: Në gusht 2017, një tjetër raportim ndërkombëtar për pastrimin e parave e renditi Shqipërinë si një nga 3 vendet kryesore me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave në Evropë. Janë me qindra milionë euro të prodhuara nga droga në duart e kriminelëve që duan t?i qarkullojnë.br br Nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pa shitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim se ato koncesione që jep Edi Rama ku emrat e koncesionarëve fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Nuk ka dyshim se koncesionet që Edi Rama i mban të fshehura mund të jenë pastrim i parave të drogës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 05:34

Your Page Title