PD iken nga "Ligjet", PS e LSI dëgjojnë kandidatët për komisionerët e Avokatit të Popullit

PD iken nga "Ligjet", PS e LSI dëgjojnë kandidatët për komisionerët e Avokatit të Popullit

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike braktisi sot seancën dëgjimore me kandidatët për komisionerë pranë institucionit të Avokatit të Popullit. br br Deputeti Eduard Halimi e cilësoi procesin si joligjor pasi kandidaturat e propozuara nuk ishin përzgjedhur në bashkëpunim me shoqërinë civile. br br Eduard Halimi: Duke e mbështetur kërkesën e kreut aktual të Avokatit të Popullit për prerjen e procesit dhe rihapjen e garës. Kërkojmë që ju të merrni në shqyrtim e të vlerësoni pozitivisht kërkesën e Avokatit të Popullit për ta kthyer procesin e për të mos vazhduar me seancat. Ne nuk marrim pjesë në këto seanca dëgjimore me këta kandidatë pasi kjo listë është në kundërshtim flagrant me ligjin.br br Menjëherë më pas deputetët e djathtë janë larguar nga salla, ndërsa kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të të djathtëve duke sqaruar legjitimitetin e mandatit të mëparshëm Igli Totozani.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-08

Duration: 01:29

Your Page Title