Ora News – Dezertorët në Londër, babai i komandos: Djali u nxitua, të kthehet në atdhe

Ora News – Dezertorët në Londër, babai i komandos: Djali u nxitua, të kthehet në atdhe

Subscribe në Ora News këtu br Familjarët dënojnë veprimin e komandove shqiptarë që dezertuan misionin pasi u dërguan për trajnim në Angli nga Ministria e Mbrojtjes.br br Lulzim Shkulaku, babai i Aleksandër Shkulakut, njërit prej katër ushtarakëve shqiptarë që nuk u kthyen në atdhe pas përfundimit të trajnimit në Londër e konsideron veprimin e djalit si të nxituar.br br Shkulaku: Veprimi i djalit është i nxituar sepse djali na alarmoi ne si prindër, nuk jemi të qetë. Djali alarmoi strukturat e shtetit, ne djalin e duam këtu. E donim dhe e duam këtu, të japë kontributet për veten e tij, për familjen, për shtetin, për punën që ishte betuar.br br Shkulaku i bën thirrje të birit të kthehet në Shqipëri, ndërsa pranon se djali ka probleme financiare dhe shteti nuk e ka vlerësuar për kontributin e tij në Forcat e Armatosura.br br Skandali i dezërtimit të katër komandove shqiptarë u zbulua dy ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes, e cila kishte denoncuar katër ushtarakët në prokurori për dezertim.br br Për më shumë lexoni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:34