Report TV - Simon Mirakaj: Studentët dhe nxënësit duhet ta dinë ç’ka ndodhur

Report TV - Simon Mirakaj: Studentët dhe nxënësit duhet ta dinë ç’ka ndodhur

Një vit nga krijimi i Autoritetit për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë bënë një takim në ambientet provizore pranë gardës së Republikës, për të njohur aktivitetit e deritanishëm të këtij institucionit dhe vështirësitë në procesin e hapjes së dosjeve.br Pas prezantimit të plan projektit të godinës së re, ku do të zhvendoset Autoriteti, kryetarja Gentiana Sula, bëri një prezantim të punës së deritanishme por edhe sfidave të mëdha me të cilat përballen çdo ditë gjatë procesit të hapjes së dosjeve.br br Në këtë takim mes anëtarëve të autoritetit dhe deputetëve u ndanë edhe impresionet nga vizita e dy prej këtyre anëtarëve në Uashington me rastin e 100 vjetorit të revolucionit bolshevik.br br Ngacmuar nga ndërhyrja e zotit Mirakaj, mbi ndërhyrjet që duhen bërë në kurrikulat shkollore, disa prej deputetëve ndërhynë me pyetje dhe komente rreth këtij argumenti por edhe sfidave me të cilat përballet autoriteti për informim mbi dosjet e ish sigurimit të shtetit.br br Propozimi i bërë në Kuvendin e Shqipërisë me 23 gusht për ta shpallur këtë ditë si dita e viktimave të sistemeve totalitare, u çua më tej në takimin me deputetët, ku u kërkua të shqyrtohet kjo kërkesë për të bërë ndryshime në ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 02:29