Ora News - Devoll, qendra shëndetësore e Vranishtit në gjendje të mjeruar

Ora News - Devoll, qendra shëndetësore e Vranishtit në gjendje të mjeruar

Subscribe në Ora News këtu br Tavane të shkatërruara dhe suva të rëna është pamja që të ofron godina e qendrës shëndetësore në fshatin Vranisht të rrethit të Devollit. Dikur funksiononte si muze por sot është kthyer në ambulancën e fshatit. Mbi 2000 banorë marrin shërbimin mjekësor në kushte mizerable.br br Shqetësimi për situatën alarmante është ngritur nga vetë banorët, të cilët ndihen të kërcënuar për jetën dhe shëndetin e tyre. Për Ora News, ata thonë se godina e amortizuar asnjëherë nuk e ka njohur dorën e investimeve ndërsa rrezikon të shembet dita ditës.br br Për të marrë shërbimin mjekësor detyrohen të udhëtojë me kilometra drejt spitalit të Bilishtit.br br Banor: Shteti dhe bashkia të vënë dorë ta rregullojnë. br br Teksa tregon vështirësitë në raste urgjence, mamia Antonela Hoxha pohon se është urgjente që në këtë qendër të ketë një mjekbr br Mamia: Përderisa nuk ka një mjek, ne si infermiere mundohemi të japim ndihmën e parë, pastaj kompetencat e doktorit nuk i marrim dot.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:15