Ora News – Më 7 dhjetor shorti për anëtarët e KED-së

Ora News – Më 7 dhjetor shorti për anëtarët e KED-së

Subscribe në Ora News këtu br Këshilli për Emërimet në Drejtësi e mbaroi mandatin kushtetues 1 vjeçar pa kryer asnjë punë, dhe Kuvendi i Shqiëprisë ka lajmëruar hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni.br br Më 7 dhjetor, ora 10:00, Kuvendi, në selinë e tij, do të hedhë shortin për të zgjedhur 9 anëtarët e rinj të Këshillit për Emërimet në Drejtësi që do e mbajnë këtë detyrë deri në 1 janarin e vitit 2019.br br Sipas Kushtetutës dhe ligjit, ky këshill përbëhet nga dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative si dhe anëtarët zëvendësues.br br Sipas ligjit këtë procedurë duhet ta udhëhiqte Presidenti i Republikës, por duket se ky i fundit ka hequr dorë duke parë se koha kur ai duhet ta bënte këtë është data 1 deri në 5 dhjetor, me arsyetimin se ka qenë i pamundur për të zbatuar dispozitat kalimtare të Ksuhtetutës edhe 1 vit pas hyrjes së saj në fuqi. br br Për më shumë lexoni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:25

Your Page Title