Ora News- Zjarr në Uzinën e Naftës në Ballsh, plagoset punëtori

Ora News- Zjarr në Uzinën e Naftës në Ballsh, plagoset punëtori

Subscribe në Ora News këtu br Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe si pasojë një punëtor ka mbetur i plagosur. br br Policia sqaron se "rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e "Koksit" ka rënë zjarr, duke u djegur mbetjet toksiske të naftës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë punëtori i repartit L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital."br br Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.br br Ora News sjell pamje nga vendi i ngjarjes ky vihet re një tym i madh. br br Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 02:11

Your Page Title