Report TV - Ja momenti ku sekuestrohet resorti luksoz i Balilit

Report TV - Ja momenti ku sekuestrohet resorti luksoz i Balilit

Policia ka sekuestruar pasuritë e Klement Balilit në Sarandë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa njihet ndryshe dhe si "Escobari i Ballkanit". Në pronën e Balilit, në resortin turistik "Santa Quaranta", kanë zbarkuar sot dhjetëra forca policie dhe përfaqësues të Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së Balilit dhe të familjes së tij.br br Gazetari i Report Tv në Sarandë, raportoi se zyrtarët e Prokurorisë janë futur brenda kompleksit "Santa Quaranta" dhe kanë biseduar me familjarët e Balilit për çështjen, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim nga këta të fundit.br br Më tej, ai sqaroi se në resort tani nuk ka asnjë turist, por vetëm familjarët e Balilit dhe një prani të madhe policësh e prokurorësh. Këta të fundit kanë rrethuar resortin e Klement Balilit, i cili do të vihet në sekuestro preventive. Gjithashtu, do vihen në sekuestro preventive dhe pronat e tjera të Balilit, ku përfshihen 25 apartamente dhe sipërfaqe trualli.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:20