Trafikantet “tradhtuan” oficeret - News, Lajme - Vizion Plus

Trafikantet “tradhtuan” oficeret - News, Lajme - Vizion Plus

Ish drejtuesit e policisë së Vlorës të shpallur në kërkim nga prokuroria e krimeve te renda u zbuluan fillimisht nga komunikimet pakujdesshme te anetareve te grupit Habilaj. Taulant Haxhiraj I arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e Habilajve në Shqipëri dhe që menaxhonte parcelat me kanabis ne Treblovë të Vlorës shprehej shpesh gjate komunikimit me bashkëpunëtorëve e tij se kjo punë bëhej me shtet.Mjaftuan përgjime që hetuesit të shtrinin dyshimet dhe mbi zinxhirin drejtues të policisë së Vlorës të cilët mund të ndihmonin në trafikun e tonelatave të kanabisit drejt Italisë.Dyshimet u përforcuan dhe pas mbërritjes së dosjes Italiane ku grupi I Habilajve fliste hapur për bashkëpunimin e tyre me policinë.Për drogën e sekuestruar në Treblovë e Vezhdanishtë një vit më parë në pranga ra dhe një officer policie Renaldo Avduli.Verifikimet e prokurorisë deri më tani kanë nxjerrë te implikuar 3 ish zyrtarë të policisë së Vlorës por grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ky numër të jetë dhe më I lartë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:10