Plehrat mbulojne Gramshin

Plehrat mbulojne Gramshin

Ky mjet po nxiton të shkarkojë plehrat.br br Të tillë ka me dhjetëra në ditë.br br Pamjet janë shokuese këtu në Mashan të Gramshitbr br Me ndërtimin e hidrocentralit të Banjës, fusha e vjetër u përmbyt. br br Në të tilla rrethana u caktua një vend - depozitim i ri disa kilometra larg qytetit.br br Por këtu nuk plotësohet asnjë nga kriteret e trajtimit të mbetjeve urbane.br br Ujërat që kullojnë nga plehrat përfundojnë në Devoll.br br Kurse tymi dhe flaka nga zjarret përhapen në qytet.br br Nënkryetari i Bashkisë, Enver Qosja e pranon që gjendja është katastrofë.br br Sipas tij, mes Bashkisë dhe Devoll Hydropower që administron HEC Banjë ekziston marrëveshje për trajtimin e mbetjeve.br br Më herët pati një projekt për dërgimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, por që nuk u finalizua për shkak të kostos.br br Nënkryetari Qosja nënvizon se fusha ekzistuese nuk i plotëson kriteret dhe tymi që krijohet nga djegia ndot qytetin. br br Edhe HEC Banjë nuk po i shpëton ndotjes.br br Plehrat po përfundojnë në përrenj ose direkte në Lumë. Në rast përmbytjesh këto përfundojnë në liqen. Në rrethana të tilla, Gramshi ka nevojë emergjente ndërtimin e një landfilli të ri që do të mbronte qytetin ashtu dhe HEC Banjë.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:24

Your Page Title