Selimllari mahnit publikun me vallen e Tropojes

Selimllari mahnit publikun me vallen e Tropojes

E njohur për bukurinë dhe ëmbëlsinë që përcjell në ekran, Valbona Selimllari ka zbuluar një talent të fshehur këtë të hënë, në Dance With Me, në Tv Klan.br br Anëtarja e jurisë nuk i rezistoi tingujve të valles së Tropojës duke dhuruar për publikun një kërcim në skenën e madhe të spektaklit të vallëzimit.br br "Në fakt unë vallen e Tropojës e dua shumë", pranoi ish - Miss Shqipëria.br br Një kompliment të veçantë për Selimllarin e pati edhe prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila i tha:br br "Kur del ti në ekran ndërron moti, ndërron koha, ikën shiu, del dielli pastaj ylberi..."br br Muzika folklorike shqiptare dominon këtë mbrëmje në "Dance With Me", me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 12

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:46

Your Page Title