Ora News – Mes baltës e “harresës”, Ora News në Ferrasin e përmbytur

Ora News – Mes baltës e “harresës”, Ora News në Ferrasin e përmbytur

Subscribe në Ora News këtu br Banorë të zonave të përmbytura në Fier thonë se janë në emergjencë për bukë, ujë e veshje, ndërsa po përballen me pasojat e vërshimit të ujërave të Vjosës. Një grup i Ora News qëndroi sot pranë banorëve që thonë se janë të harruar në mes të baltës nga institucionet e shtetit.br br Fier, 4 dhjetor 2017- ?Ju lumshin këmbët se asnjë parti, asnjë qeveri, asnjë shtet nuk u kujtua për katër jetimë që kam unë në shtëpi?.br br Ky banor i Ferrasit e priti grupin e xhirimit të Ora News siç e do tradita, për të treguar se ne ishim të vetmit që gjetëm banesën e tij në këto kohë të vështira.br br ?Sa çova kalamajtë nga plaka, këtej u mbytën të gjitha. Kisha 50 kokë shpezë deti, kanë ngelur 10 kokë. 50 shqerrake, kanë mbetur 5 kokë. Ky ishte fati im?.br br Më e keqja kaloi, por banorët e përmbytur mbeten në emergjencë për ujë, bukë e veshje, pasi energjia tashmë është rikthyer.br br ?Këtu kemi qëndruar, me gruan mbi divan. Nuk ka ardhur fare asnjë, vetëm zoti Basha erdhi dje?.br br Uji dhe balta është prezentë në gati 80 të shtëpive të fshtatit.br br Prurjet e ujit ishin më të mëdha se viti 2015, vit që u ka kujtuar banorëve të zonave të prekura, dëmshpërblimin e munguar për atë përmbytje.br br Për më shumë lexoni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 02:29

Your Page Title