Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kuvendi hedh shortin - News, Lajme - Vizion Plus

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kuvendi hedh shortin - News, Lajme - Vizion Plus

Hedhjen e shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e parapriu debati politik mes mazhorancës dhe opozitës.br br br br Për opozitën, është e papranueshme hedhja e shortit dhe për këtë proces duhet të shprehet Këshilli për Legjislacionin.br br br br Por shumica mendon se procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KED-së është një detyrim kushtetues i Kuvendit.br br br br Arsyetimin pro këtij procesi, nënkryetarja e Kuvendit VasiliKA Hysi e mbështeti edhe në qëndrimin e Presidentit Meta, i cili i delegoi kompetencën organit ligjvënës.br br br br Megjithë debatin politik, është hedhur shorti për 9 anëtarët e KED-së dhe 3 zëvendësues. Të përzgjedhurit dolën nga propozimet që Kuvendit i mbërritën nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ajo e Apelit dhe Gjykatave Administrative, Prokuroria e Përgjithshme, prokurorët pranë Gjykatave të Apelit.br br br br Këshilli i Emërimeve bën vlerësimin dhe renditjen e kandidateve për Inspektorin e Drejtësisë dhe kandidateve per Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që anëtarët e KED-së kanë një mandat 1-vjeçar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 02:15

Your Page Title