Sfida e sigurisë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

Sfida e sigurisë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

Siguria ushqimore është një betejë e humbur e qeverisë shqiptare ndër vite, për shkak të fondeve të pakta dhe korrupsionit.br br br br Aktualisht mungon një kuadër ligjor, i cili të kontrollojë të gjithë ciklin nga ferma deri në tavolinën e konsumatorit. Ndaj për ministrin e bujqësisë Niko Peleshi ky fakt do të jetë në vëmendje të punës së tij.br br br br Rritja e sigurisë ushqimore mbi të gjitha është çështje fondesh, bujqësia ka nevojë për dy deri në trefishin e buxhetit që merr aktualisht. Ndonëse skemat e mbështetjes financiare janë rritur nga viti në vit, sërish situata mbetet problematike.br br br br Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit, i cili ka për detyrë që të kontrollojë tregjet dhe produktet lidhur me garancinë që ato ofrojnë, ka në përbërjen e tij 285 inspektorë ndërsa subjekt i kontrollit ushqimor janë mbi 20 mijë biznese.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:54

Your Page Title