Ora News - Bllokohet pasaporta e Saimir Tahirit

Ora News - Bllokohet pasaporta e Saimir Tahirit

Subscribe në Ora News këtu br Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të bllokuar pasaportën e kartën e identitetit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.br br Kërkesa u bë disa ditë më parë, ndërsa sot u mor vendimi. br Emri i ish ministrit të Brendshëm gjithashtu i është dërguar pikave kufitare për moslejimin e largimit të tij nga Shqipëria.br br Ish ministri Tahiri është nën hetim për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal", si edhe "korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë."br br Ky vendim quhet i papargumentuar nga avokati mbrojtës, Maksim Haxhia. Ai është shprehur se do të apelojë vendimin e tij brenda afatit 5 ditor.br br "Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata të merrte masa për një masë të tillë. Asnjë argument nuk ka vecse atyre që ju i dini, pasazhet e thëna nga bisedat"br br Ndërkohë ministri i Drejtësisë italiane, Andrea Orlando, vizitoi sot Tiranën, dhe kjo përkoi në të njëjtën ditë me vendimin e ministrit të Drejtësisë. Ai nuk pranoi të komentonte për çështjen.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:52

Your Page Title