Report TV - Tiranë, sapo doli nga burgu, arrestohet 24 vjeçari, kreu 4 vjedhje brënda një jave

Report TV - Tiranë, sapo doli nga burgu, arrestohet 24 vjeçari, kreu 4 vjedhje brënda një jave

Mbaron kohën e vuajtjes së dënimit, del nga burgu dhe rifillon përsëri aktivitetin kriminal në fushën e vjedhjes. Kjo është historia e 24-vjeçarit nga Korça Saleo Stojani. Ai u arrestua këtë të enjte në rrugën "Ded Gjo Luli" nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, pasi i mori me dhunë telefonin një shtetaseje.br br Prangosja e 24-vjeçarit u bë vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Policia bën të ditur se ai ishte liruar nga burgu pak ditë më parë ku vuajti dënimin për grabitje me dhunë. Sipas policisë, i riu dyshohet se gjatë dy ditëve të fundit, të ketë ka kryer edhe tre vjedhje të tjera.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-05-09

Duration: 01:31

Your Page Title