Ora News- Dhunohen dy kisha në Korçë

Ora News- Dhunohen dy kisha në Korçë

Subscribe në Ora News këtu br Dy kisha janë dhunuar gjatë mbrëmjes së të martës në qytetin e Korçës.br br Kisha e Shën Marisë dhe kisha Shën Gjergjit janë dëmtuar ndërsa persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin paraklisin e dy objekteve të kultit.br br Kujdestari i kishës së Shën Marisë, Dhionis Mitrollari, thotë se ky është rasti i pestë që ky objekt kulti është dhunuar dhe është tentuar të vidhet.br br Ai thekson se të gjitha rastet janë denoncuar në polici, por asnjë nga autorët nuk është kapur.br br Të hënën gjatë një tentative të ngjashme për ta grabitur u dhunua kisha e Shën Sotirit.br br Policia lokale ka nisur hetimet për rastet, por ende nuk është e qartë nësë bëhet fjalë për të njëjtin grup autorësh.br br Për këtë seri dhunimesh dhe dëmtimesh të objekteve të kultit, reagoi ashpër mitropolia e Korçës e cila i kërkoi policisë që të zbardhë këto ngjarje duke përmbushur detyrimin kushtetues per mbrojtjen dhe lirine fetare në vendin tonë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 00:36