Ora News - Dibër, Polici vritet nga kolegu pas sherrit

Ora News - Dibër, Polici vritet nga kolegu pas sherrit

Subscribe në Ora News këtu br Një punonjës civil në policinë e Dibrës u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij polic pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 të mbrëmjes së sotme.br br Shtetasi Ardian Roçi me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër) mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin e Peshkopisë.br br Autori i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Naim Muliu 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër.br br Ky i fundit duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi me shtetasin Ardian Roçi, dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka qëlluar me pistoletë këtë të fundit. br br Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u nis drejt Peshkopisë për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por i plagosuri nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 00:56