Ora News- Fier, 200 naftëtarë protestojnë në hyrje të uzinës për pagat

Ora News- Fier, 200 naftëtarë protestojnë në hyrje të uzinës për pagat

Subscribe në Ora News këtu Pas 1000 naftëtarëve të Uzinës së Ballshit, edhe 200 punonjësit e rafinerisë së Naftës në Fier i janë rikthyer protestave për mos shlyerjen e pagës së nëntorit dhe të sigurimeve shoqërore.br br Me kërkesa të qarta për kompaninë Ionian Refining & Trading ose IRTC që ka në pronësi rafineritë, ata u tubuan para uzinës në Fier.br br "Çdo gjashtë muaj ndërron emri, janë kaq familje, janë kaq kryefamijarë që duhet të ushqejnë fëmijët. Kërkojmë ndihmën e shtetit të ndërhyjë sa më shpetj, se jemi të këtij vendi këtu".br br Ionian Refining & Trading ose IRTC u prezantua me bujë në verë të vitit 2016, si kompania që do të rikthente në punë rafineritë e përpunimit të naftës shqiptare, por punonjësit shprehen se njeriu që duhet ti paguajë ka pranuar falimentimin, edhe pse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare. br br "Duam të zbatohet kontarata e punës, duam të vijë këtu punëdhënësi jonë. Nuk kemi asgjë me policinë as me shtetin, duam vetëm të thotë shteti shqiptar ka punëdhënës këtu apo nuk ka".


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:47

Your Page Title