Ora News- Dosja Habilaj, Nazer Seiti do të ekstradohet në Itali

Ora News- Dosja Habilaj, Nazer Seiti do të ekstradohet në Itali

Subscribe në Ora News këtu Gjykata e Tiranës pranoi sot kërkesën e prokurorisë së katanias për ekstradimin e Nazer Seitit në itali. br br Seiti konsiderohet si financier i grupit të Habilajve në hetim për trafik ndërkombëtar droge.br br Edhe vetë Seiti ka kërkuar ekstradimin drejt Italisë. I pandehuri dhe avokatët e tij kanë kërkuar që hetimet të zhvillohen në Itali dhe jo nga pala shqiptare, ku edhe u arrestua.br br Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se me Habilajt kishte pasur lidhje krushqie, pasi bashkëshortja e tij i kishte kushërinj por se nuk kishte lidhje me aktivitetin e tyre kriminal.br br Ndalimi br Nezar Seiti u ndalua në Vlorë 20 ditë më parë pas gjetjes së 3.9 ton kanabis në një banesë ku ishte magazinuar për llogari të grupit të vëllezërve Habilaj. Sipas prokurorëve në përgjimet e palës italiane del se Nazer Seitaj komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës. br Në katër operacione antidrogë mes viteve 2012 dhe 2014 del edhe emri i tij.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:25