Ora News- Festivali i RTSH, organizatorët premtojnë surpriza në natën finale

Ora News- Festivali i RTSH, organizatorët premtojnë surpriza në natën finale

Subscribe në Ora News këtu Artistë të njohur të skenës shqiptare konkurojnë sonte në natën finale të Festivalit të 56 të këngës në RTSH për çmimin e madh të këtij eventi. Juria ka përzgjedhur 14 këngë në natën e dytë e cila dhuroi spektakël dhe supriza duke risjellë para publikut personazhe të njohur të muzikës, artit dhe sportit. br br Pas spektaktlit te dhuruar ne dy netet e para te festivalit tradicional te RTSH, juria ka shpallur edhe këngëtarët të cilet do të vazhdojnë konkurrimin në naten e tretë kur edhe do të shpallet fituesi.br br Nata e dytë e festivalit të RTSH, solli në skenë personazhe të mirënjohura nga profile të ndryshme si muzika, aktrimi e media, nën drejtimin e Adi Krastës dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij ndër vite, por edhe trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi dhe paraardhësin e tij Xhani de Biazi.br br Jane 14 , këngetarët e përzgjedhur për natën finale, nga 22 konkurrentët e festivalit, ku kënga triumfuese, do të jetë siç do vit tjetër, përfaqësuesja zyrtare e Shqipërisë, në Eurovisionin e vitit të ardhshem.br br Ashtu si në dy netët e parë të festivalit të 56, organizatorët premtojnë shkelqim e surpriza për shikuesit e dashamirësit e kësaj ngjarje artisitike e të muzikës së lehtë shqiptare..br br Transemtimi ka vazhduar deri në orët e vona pas mesnatës në Post Festival, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe gazetarëve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:38