Report TV - Veliaj: Gjeli 'firmato' i Shqipërisë, gjeli i Baldushkut

Report TV - Veliaj: Gjeli 'firmato' i Shqipërisë, gjeli i Baldushkut

Gjelat e detit nga zona e Baldushkut, e cila njihet për rritjen e tyre, janë kthyer në traditë për tavolinën e çdo qytetari të Tiranës në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe darkën e Vitit të Ri. Për të tretin vit radhazi, tregu i posaçëm i shpendëve në Baldushk u jep mundësi qytetarëve të blejnë produkte të certifikuara nga shërbimi veteriner dhe me çmime më të lira.br Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh kushtet e tregtimit të shpendëve dhe theksoi se tashmë rritja e gjelit të detit është një ?patentë? që identifikon zonën e Baldushkut. ?E kemi kthyer në traditë për tre vite me radhë, që gjeli i detit të Baldushkut është i pazëvendësueshëm në tavolinën e çdo qytetari të Tiranës. Ashtu siç ka rroba firmato dhe makina me logo të shtrenjta, gjeli ?firmato? i Shqipërisë është gjeli i Baldushkut?, tha Veliaj.br br Vetëm vitin e shkuar, në Tiranë u shitën rreth 28 mijë gjela deti, duke gjeneruar rreth 1.4 milionë dollarë. Ndaj, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte të zonës, sepse kështu kontribuojnë edhe në rritjen e ekonomisë lokale. ?Nuk ka kuptim një tavolinë e festave nëse nuk ndihmojmë ekonominë lokale. Jo vetëm shija është më e mirë, jo vetëm çmimi është më i lirë, por ndihmojmë ekonominë vendase. Më mirë t?i mbajmë këto para, sepse kur dikush blen gjel nga Baldushku, nuk ka siguruar vetëm darkën e Vitit të Ri, por ka paguar që një fëmijë të shkojë në shkollë, të vishet, t?i blihen librat, dhe që një familje të jetojë me dinjitet këtu në fshat, pa u dyndur të gjithë në Tiranë?, theksoi ai.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:16