Bushati në familjen e Florenc Beqirajt: Hetim ngjarjes - News, Lajme - Vizion Plus

Bushati në familjen e Florenc Beqirajt: Hetim ngjarjes - News, Lajme - Vizion Plus

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë Ditmir Bushati, ka vizituar familjen e Florenc Beqirit në Shkodër, ku shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së të afërmit të tyre.br br br br Bushati siguroi se kontaktet me autoritetet franceze janë të pandërprera.br br br br Sipas tij, zyrtaret shqiptar po mbajnë lidhje me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Jashtme të Francës, për të mësuar më shumë mbi hetimet që po kryhen për të zbardhur shkaqet e vdekjes së Florencit.br br br br Ministri Bushati tha për mediat, se rëndësi të veçantë ka që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat.br br br br I zgjedhur deputet në Qarkun Shkodër, në zgjedhjet e 2017-ës, Bushati tha se qeveria merr përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe.br br br br Ndërkohë, Ambasada e Shqipërisë ne Francë është shprehur se po ndjek nga afër çështjen me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimitbr br br br 23-vjeçari Florenc Beqiraj kishte shkuar në Francë për të kërkuar azil. Ai ishte ndaluar nga policia për mungese dokumentacioni dhe që prej datës 15 dhjetor 2017, ishte shtruar në spitalin e Marsejës, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:06

Your Page Title