Kontrolle për sigurinë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

Kontrolle për sigurinë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

Prej disa ditësh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një monitorim të thelluar lidhur me sigurinë ushqimore. Urdhri i dalë nga kreu i këtij institucioni parashikon një fokusimin kryesisht tek produktet e konsideruara me risk. Sipas të dhënave janë kryer në javën e fundit 302 inspektime.br br br br Përfaqësues të AKU i bëjnë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes lidhur me produktet e mishit e peshkut, bulmetit dhe vezët, të cilat duhet të blihen në vende tregtimi që plotësojnë kushtet.br br br br Paralelisht, autoriteti i kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë me qëllim denoncimin e rasteve abuzive të tregtarëve, prodhuesve apo importuesve të produkteve ushqimore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:51