Ora News - "Gruan tënde do ta ndajmë të dy", i riu tregon pse masakroi të atin

Ora News - "Gruan tënde do ta ndajmë të dy", i riu tregon pse masakroi të atin

Subscribe në Ora News këtu br Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg Selman Aliajn, 28 vjeçarin i cili masakroi për vdekje me çekiç të atin dhe më pas e hodhi në liqenin e Farkës.br br Në seancën gjyqësore, organi i akuzës ka lexuar dëshminë e të riut për vrasjen e të atit 74 vjeçar, Fejzi Aliaj.br br Sipas dëshmisë, Selmani ka rrëfyer se e ka goditur babain disa herë me çekiç dhe më pas e ka fshehur në bagazhin e makinës.br br "Më pas e hodha në Liqenin e Farkës dhe u largova në Kukës" ka treguar ai.br br Sipas dëshmisë, i riu ka deklaruar se e qëlloi me çekiç të atin pasi ai i kishte thënë se të fejuaren e tij me te cilen pritej te martohej ne janar do ta ndanin bashke.br br "Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai" vijon më tej dëshmia e Selman Aliaj.br br Ndërkohë avokati mbrojtës, Fran Dashi, ka kërkuar që klientit të tij ti bëhet ekspertiza psikike, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:02