Ora News - BSH: Deri në shtator vlera e borxhit të jashtëm është 7,8 mld euro

Ora News - BSH: Deri në shtator vlera e borxhit të jashtëm është 7,8 mld euro

Subscribe në Ora News këtu br Në 9 muajt e 2017 borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në 7.8 miliard euro. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pasur ulje por përsëri niveli mbetet i lartë. Pjesën më të madhe të borxhit publik e zë borxhi i qeverisë me rreth 44 më pas renditen bankat dhe sektorët e tjerë. Krahsuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë borxhi publik është ulur me 46 milionë euro.br br Borxhi i jashtëm i Shqipërisë kap shifrën e rreth 8 miliard eurove në nëntë muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë qeveria ka pjesën më të madhe të këtij borxhi me rreth 44 të totalit.br br Pavarësisht se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, huaja në total është ulur me rreth 46 milionë euro përsëri niveli konsiderohet i lartë. Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i qeverisë është zgjeruar me 2 dhe në fund të muajit shtator 2017 shënon 3,4 mld euro.br br Pjesa tjetër e borxhit është e shpërndarë midis Bankave, Autoritetit monetar dhe hua midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:05

Your Page Title