360 gradë - Ankthet e vitit 2018 (27 dhjetor 2017)

360 gradë - Ankthet e vitit 2018 (27 dhjetor 2017)

Subscribe në Ora News këtu Të inatosur me vitin që lamë pas dhe pesimistë për vitin 2018, të ftuarit në studion e Artur Zhejit dhanë pak arsye për të festuar, ndërsa paraqitën një Shqipëri të zhytur në krizë.br br Të ftuarit, ish-deputetja Mesila Doda, drejtuesi i emisionit "Arena" Dritan Hila, pedagogu dhe aktivisti Arlind Qorri, pedagogu i filozofisë Arjan Çurri dhe gazetarët Denis Dyrnjaja e Anduena Llabani, bënë një analizë të vitit që shkoi dhe një parashikim për atë që vjen.br br Debate të ashpra pati mes Dodës dhe Qorrit, i cili paraqiti si zgjidhje ide revolucionare të majta, duke e përshkruar situatën në vend si dramatike.br br ?E vetmja gjë që u mungon është lidhja me njëri-tjetrin. Ne ju themi besoni tek punëtorët, tek studenti. Studenti është djali juaj që nuk paguan dot tarifat?, tha Qorri, ndërsa Doda e akuzoi se përdorte të njëjtën gjuhë si ajo gjatë diktaturës.br br Edhe pse kishte një analizë me të njëjtat ngjyra, Doda ish-studente e dhjetorit, dha zgjedhje të tjera. Ajo vuri në dukje sidoqoftë peshën në rritje të kryeministrit. ? Kemi një rrëshqitje të të gjitha pushteteve në duart e një personi dhe ky është një moment alarmi. A do të ketë një reagim? Ajo që ndodhi në Parlament ishte një formë reagimi. Nuk mund të thuash që protestat duhet t'i çojmë në janar? .br br Ndërkohë gazetari Dritan Hila tha se fokusi te reforma në drejtësi ishte problematik, ndërsa në fakt duhej të ishim fokusuar te një reformë politike. Hila tha se vendi duhej të shkonte drejt një proporcionali me lista të hapura i cili sipas tij do të përmirësonte demokracinë.br br Ndërkohë të ftuarit e tjerë paraqitën zgjidhje të ndryshme për situatën në vend. Duke shpresuar si Arjan Çurri te një ringritje e opozitës, apo siç tha Anduena Llabani te hetimi i thellë i çështjeve me të implikuar personazhe të rangjeve të larta të politikës.


User: Ora News Emisione

Views: 1

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 02:21:20