Ora News - Kryemadhi nga Skrapari i 'njerëzve trima' i bën thirrje Ramës të ikë sa më shpejt

Ora News - Kryemadhi nga Skrapari i 'njerëzve trima' i bën thirrje Ramës të ikë sa më shpejt

Subscribe në Ora News këtu br Nga vendlindja e bashkëshortit kryetarja e LSI-së i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet sa më shpejt për të shpëtuar ai vetë por dhe Shqipëria.br br Monika Kryemadhi: "Nga kjo foltore i bëj thirrje qytetarëve zgjohuni nga ky gjumë i çmendur që na ka rënë. Nga Skrapari njerëzve trima e guximtarë i bëj thirrje Ramës të largohet sa më shpejt sepse do të shpëtojë ai, familja e tij por dhe vetë Shqipëria, që është më e rëndësishmja."br br Në takimin me strukturat e LSI-së, që u mbajt paraditen e sotme Kryemadhi deklaroi se Rama po tund si kamxhik në dorë pushtetin e blerë me parëtë e krimit dhe premtoi se të gjithë punonjësit e larguar nga puna do të kthehenbr br Monika Kryemadhi:"Sot Rama tund si kamxhik në dorë pushtetin e blerë me paratë e krimit. Një vendim qeverie nuk mund të dalë dot mbi një ligj. Nuk do të lejojmë asnjë njeri të hiqet nga puna. Të jeni të bindur që do ju kthejmë në punë dhe do merrni dëmshpërblimin."br br Kryemadhi kishte dhe një mesazh për qytetarët "zgjohuni nga ky gjum i çmendur që na ka rënë"br br Në janar opozita, PD dhe LSI-në kanë paralajmëruar fillimin e protestave kundër qeverisë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 00:52

Your Page Title