Ora News - Çako: Asnjë incident gjatë ndërrimit të viteve

Ora News - Çako: Asnjë incident gjatë ndërrimit të viteve

Subscribe në Ora News këtu br Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive gjatë ndërrimit të viteve u angazhuan me qindra punonjës së Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako, ndoqi nga afër masat e marra në kryeqytet, teksa bëri me dije se deri në mesnatë nuk u regjistruan incidente.br br Çako: Nuk është shënuar asnjë incident në shkallë vendi. Punonjësit e policisë, ashtu siç kanë qenë në krye të detyrës në 2017, do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2018 në kryerjen e detyrave me sukses.br br Çako uroi punonjësit e Policisë, të cilët ndërrimi i viteve i gjeti në shërbim të qytetarëve dhe jo pranë familjarëve.br br Çako: Një urim i veçantë për gjithë punonjësit e policisë dhe familjeve të tyre dhe veçanërisht për policët që ndodhen në krye të detyrës për të siguruar qetësi dhe rend për të gjithë qytetarët. br br Më herët, përmes deklaratave, Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin fishekzjarrë si dhe të mos konsumojnë alkool.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:14