Plagoset ne atentat 40-vjeçari

Plagoset ne atentat 40-vjeçari

Një 40-vjeçar i shpëtoi për mrekulli një atentati mesditën e së premtes në Kodër Kamëz, pranë zonës së njohur si Ura e Institutit në Tiranë. Korab Peposhi nga Kukësi dhe banues në Tiranë u qëllua me pistoletë nga një person që mundi të largohej me shpejtësi. br br Këto janë momentet e para pas atentatit, ku 40-vjeçari është i shtrirë në trotuar, ndërsa disa njerëz po përpiqen t?i japin atij ndihmën e parë. br br Burime të policisë thanë se si autor i dyshuar është Alfred Rushi, 38 vjeç. Ende nuk dihet motivi, por dyshimet janë se konflikti lidhet me përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme në kohën që kanë jetuar si emigrantë jashtë vendit.br br Disa dëshmitarë u shoqëruan nga policia, për të dhënë deklarime mbi rrethanat e atentatit. I plagosuri Peposhi, u dërgua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Blutë ngritën pika kontrolli në të gjithë Tiranën për të ndaluar të dyshuarin.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 00:48