Ora News - Marokenia gjendet e masakruar në Itali, ndalohen dy shqiptarë

Ora News - Marokenia gjendet e masakruar në Itali, ndalohen dy shqiptarë

Subscribe në Ora News këtu br Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar nga Policia Italiane e qytetit të Veronës me akuzën e vrasjes së shtetases marokene Khadija Bencheikh 46 vjec. br br Të ndaluarit janë i fejuari i saj Agim Ajdinaj 51 vjec pensionist dhe nipi i tij Lisan Ruzhdija 27 vjec. student.br br Viktima u gjet e prerë në copa me një sharrë elektrike më 30 dhjetor në një ullishte në komunën Valeggio sul Mincio në provincën e Veronës. Zbulimi i vrasjes makabre u bë nga një banore e zonës e cila kishte dalë për të shëtitur me kalë.br br 46 vjeçarja marokene kishte 9 vjet e divorcuar nga bashkëshorti i saj e prej disa kohësh bashkëjetonte me një shtetas shqiptar.br br Dy shqiptarët akuzohen për vrasje të qëllimshme e fshehje e trupit të viktimës.br br 46-vjeçarja është goditur disa herë me kokë dhe më pas trupi i saj është prerë në të paktën 10 pjesë me sharrë. Sipas Il giornale.it vrasësit shpresonin se trupi do të zhdukej duke u ngrënë nga kafshët e shumta të egra që jetojnë në këtë zonë. Identiteti i dy shqiptarëve të ndaluar nuk është bërë akoma publik.br br Markoenia Khadija Bencheikh punonte rregullisht e jetonte në komunën Valeggio sul Mincio prej më shumë se 20 vitesh.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:19