Ora News - Bushati: Betejat për mbrojtjen e Kushtetutës nuk bëhen me flakadanë e me çizme

Ora News - Bushati: Betejat për mbrojtjen e Kushtetutës nuk bëhen me flakadanë e me çizme

Subscribe në Ora News këtu br Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" tha se klima politike në vend ka pasoja për procesin e integrimit dhe se po tentohet për të minuar zbatimin e reformës në drejtësi. Ai fol edhe për zgjedhjen e kryeprokurores së re të vendit, duke nënvizuar se pretendimet e opozitës për mbrojtjen e Kushtetutës, nuk bëhen as me flakadanë as me çizme.br br Bushati: Klima politike dhe mënyra se si tentohet për të minuar zbatimin e reformës në drejtësi, ka pasoja.br br Tare: Kush përpiqet ta minojë reformën në drejtësi?br br Bushati: Besoj shqiptarët e kanë të qartë, qoftë ata që na kanë votuar ne dhe ata që kanë votuar opozitën. PS ka qenë shumë e qartë që në krye të herës në nevojën për një reformë tërësore në sistemin e drejtësisë. Është pjesë e planit të veprimit të Partneritetit Strategjik që kemi firmosur me Shtetet e Bashkuara. Për prokurorin e përgjithshëm nuk jam këtu për të bërë interpretimin tim. Kuvendi ka marrë një vendim që ka qenë i konsultuar qoftë me ekspertizën evropiane apo amerikane.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 02:54

Your Page Title