Vetingu, Xhafaj takon ambasadorët - News, Lajme - Vizion Plus

Vetingu, Xhafaj takon ambasadorët - News, Lajme - Vizion Plus

Ministri i Brendshëm Fatmri Xhafaj tha se vetingu është i domosdoshëm, pasi ne Policinë e Shtetit ka persona qe kane probleme me integritetin per te qene pjese e uniformave blu. Ne prezantimin para ambasadoreve te projektligjit per vetingun, ministri sqaroi se nisma ligjore brenda pak javësh do të jetë në Kuvend për miratim.br br br br ?Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë e cila është e domosdoshme në kushtet aktuale kur ne konstatojmë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin, me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit.?br br br br Ndërkombëtaret, pasi u njohën me detajet për realizimin e procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit, shprehën mbështetje për nismën.br br br br ?Mendoj që kjo formë do të jetë e dobishme në termat e përshtatjes dhe plotësimit të draftit dhe t?i përgjigjeni pyetjeve të rëndësishme, veçanërisht në fushën e komunikimit, teksa shkojmë përpara. Përtej komplimenteve, ne jemi këtu. Jemi me ju. Jemi të interesuar dhe do të vijojmë të jemi.?br br br br Ministri Xhafaj shtoi se drafti është hartuar duke u bazuar në standardet më të mira, nisur nga përvoja e ligjit për Vettingun në sistemin e drejtësisë.br br br br Në javët e fundit janë organizuar disa tryeza konsultimi me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të legjislativit, të Agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, duke përfshirë në draftin final sugjerime të tyre.br br br br Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, verifikimi i pasurisë dhe profesionalizmi.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:54