Hoyt Yee le detyrën në Departamentin e Shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

Hoyt Yee le detyrën në Departamentin e Shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar largimin e Hoyt Brian Yee nga detyra si Zëvendës Ndihmës Sekretar për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore. Yee e ka mbajtur ketë post që prej vitit 2013.br br br br ?Siç e dini, diplomatët amerikanë lëvizin nga postet çdo dy vjet, në kuadrin e një procesi normal të emërimit në poste të reja. Në këtë moment nuk kemi ndonjë njoftim për detyrën e ardhshme të zotit Yee.?-ka sqaruar zedhenesi i Departamentit te Shtetitbr br br br Si zëvendësues i tij përmendet ish-shefi i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johnathan Moor. Ndërkaq përflitet se Hoyt Yee mund ta marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në njërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku më e përmendura është Maqedonia.br br br br Yee, i njohur ndryshe si ?Buldozeri?, është një njohës shumë i mirë i çështjeve të Ballkanit, pasi ka ndërmjetësuar ne këto vende per zgjidhjen e krizës politike. Ai ishte i dërguari i Uashingtonit edhe ne Tirane ne kulmin e përplasjes mes mazhorances dhe opozitës kur kjo e fundit ishte ngujuar ne çadër. Ne Maqedoni, Hojt Yee pati nje rol te rendesishem ne zgjidhjen e krizës politike.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:05

Your Page Title