Ora News - Fshatrat “e harruar” të Beratit, 400 familje në Bilcë vuajnë mungesën e rrugës

Ora News - Fshatrat “e harruar” të Beratit, 400 familje në Bilcë vuajnë mungesën e rrugës

Subscribe në Ora News këtu br 400 familje të 5 fshtrave të zonës së Bilçës në Berat thonë se ndihen të harruar ndërsa vuajnë pasojat e mungesës së infrastrukturës. Rruga thuajse e dëmtuar që i lidh me qytetin është vetëm 15 kilometra e gjatë, por dëmtimi i saj gati e pamundëson lëvizjen e njerëzve dhe nxjerrjen e prodhimit të treg.br br Jetojnë vetëm 15 kilometra larg qytetit të Beratit, por 400 familjet e fshatrave Malinat, Zhitom, Qorraj dhe Teman, ndihen të harruar.br br Rruga që i lidh me qytetin është tërësisht e dëmtuar i mban thuajse të izoluar.br br Zona e Bilçës, ku dhe ndodhen njëri pas tjetrit këto fshatra është një nga më të pasurat në bashkinë e Beratit për prodhimin e frutave dhe ullinjëve, por vetëm një pjesë e tyre arrijnë me mjaft vështirësi në treg.br br Banore: "Rrushin, ullirin, çdo lloj frutash dhe na mbetet malli pa shitur se nuk kemi rrugë, nuk kemi mjete. Me çfarë ta shesim, të ushqehemi?br br I vetmi mjet që qarkullon në këto anë është një mikrobus, i cili siç thonë banorët shpesh herë i lë në këmbë për shkak të problemeve në rrugë.br br Banore: "Nuk kam me çfarë të iki lart, vajzën e kam të sëmurë, u prish. Rrugë nuk ka".br br E njëjta situatë ka ndodhur dhe këtë fillim jave ku banorët, përfshi dhe nxënësit e shkollave kanë udhëtuar një orë rrugë në këmbë.br br Banor: "Rrugë po kërkojmë asgjë tjetër, as bukë, as gjellë, asgjë prej gjëje".br br Ndërkohë që mungesa e fondeve sipas burimeve pranë Bashkisë ka bërë që rruga që lidh këto fshatra të mbetet në këtë gjendje.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:26