Report TV - Gjonçaj kualifikon Alfred Ballën dhe Andi Muratajn për KLP

Report TV - Gjonçaj kualifikon Alfred Ballën dhe Andi Muratajn për KLP

Kuvendi i Shqipërisë del kundër Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vjen nga radhët e shoqërisë civile.br Pas procesi maratonë prej më shumë se një viti, pasi shoqëria civile nuk aplikonte, procesi u përmbyll dhe Komisioni i Vlerësimit pranë Avokatit të Popullit i dërgoi Kuvendit dhe ONM-së listën me 4 emra, ku më e vlerësuara ishte aktivistja Entela Hoxha.br br Në datën 12 janar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i dërgoi Kuvendit vlerësimet e saj, duke kualifikuar vetëm kandidatet Mimoza Qinami, e cila nga Avokati i Popullit ishte renditur e treta.br br ONM-ja ka skualifikuar duke futur në listën e zezë Entela Hoxhën, Andi Muratajn dhe Alfred Ballën.br br Por Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjoncaj, pasi ka mbledhur të gjitha raportet, ka bërë vlerësimin përfundimtar.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 02:11