Ora News - Seanca e parë e 2018 nisi me bllokim të foltores, debate mes palëve

Ora News - Seanca e parë e 2018 nisi me bllokim të foltores, debate mes palëve

Subscribe në Ora News këtu br Tensionet e seancës së fundit të 2017 u përcollën edhe në këtë seancë të parë plenare të këtij viti. Debatet për përgjegjësinë e panoramës së asaj seance dominuan në seancën prej 90 minutash të kësaj pasditeje.br br Palët u përplasën edhe lidhur me kërkesën e fundit të opozitës për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e prokurorisë, çfarë çoi edhe në ndërprerjen e seancës për 5 minuta.br br Një refuzim i Ruçit për ti dhënë fjalën kreut të grupit Edmond Spaho, i cili po prezantonte pikërisht nismën, çoi në bllokimin e foltores nga opozita dhe më pas edhe në një pushim 5 minutësh.br br Ruçi: Ulu se do të ta jap unë fjalën.br br Basha ngrihet nga karrigia dhe shkon drejt foltoresbr br Ruçi: Pse ngrihesh. Kryetar, uli poshtë. Bëj liderin. Ulu mos bëj badigardin e kryetarit të grupit. Bëj liderin. br br Kreu i Kuvendit Ruçi i kërkoi Spahos të ulej për shkak se fjala do t'i jepej më vonë kur të nisnin diskutimet për ligjet.br br Depati vijoi edhe pas rinisjes së seancës, ku opozita insistonte që Ruçi të prezantonte për Kuvendin nismën e tyre për ndryshime kushtetuese.br br Ruçi: Futja apo mosfutja në programin e Kuvendit e ka zgjidhur rregullorja e Kuvendit, nuk e ka lënë as në dorë tuaj që e kërkoni, as në dorë time që duket sikur u refuzoj. Nga njoftimi që kam, ende mua si kryetar kuvendi nuk më ka mbërritur. Kam dijeni nga shërbimet e Kuvendit që në orën 16:00 e keni depozituar, në orën 17:00 nisi seanca. Pavarësisht nga kjo, propozimin tuaj e ka futur rregullorja automatikisht në Kuvend, në programin e Kuvendit. Pse ziheni për këtë çështje?br br Spaho: Zoti kryetar, kur nuk zbatohet rregollorja futemi në debate të panevojshme. Ekzaktësisht ju kërkuam që të njoftoni Kuvendin që një grup prej 55 deputetësh kanë paraqitur një amendament për ndryshime kushtetuese dhe për ndryshime në ligjin për prokurorinë.Automatikisht kjo hyn në programin e punës së Kuvendit. Ne ju kërkuam të njoftoni seancën që është paraqitur një propozim i tillë dhe ju këtë refuzoni të bëni. Përpiqeni të bëni bisht sa në një mënyrë në një tjetër.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 02:34