Osmani: Të zbardhet vrasja e Ivanoviç - News, Lajme - Vizion Plus

Osmani: Të zbardhet vrasja e Ivanoviç - News, Lajme - Vizion Plus

Autoritetet kosovare duhet të hetojnë e të zbardhin autoret e ekzekutimit të liderit politik të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, tha për Vizion Plus, se vrasësit nuk kanë etni, por emër të përveçëm.br br br br Për Osmanin, vendet e rajonit duhet të orientohen drejt integrimit evropian, pa të cilët BE nuk do të jetë i plotë.br br br br Zëvendëskryeministri i Maqedonisë e konsideron një hap të madh përpara miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Parlamentin e Shkupit.br br br br Mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe ajo maqedonase, dhjetorin e kaluar në Pogradec vendosi piketat në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, infrastrukturore, kulturore mes dy vendeve, çka konsiderohen si pikënisje e një raporti shumë më pozitiv mes dy vendeve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 02:11

Your Page Title